I dënuar për përdhunim, kush është 55-vjeçari që u arrestua sot në Maminas
Policia e Durrësit ka arrestuar një 55-vjeçar më qëllim ekstradimin e tij në Itali.

I arrestuari wshtw shtetasi Eqerem Dërvishi është dënuarItali për veprën penale "Përdhunim" me pesë vite burg.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori