Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj
Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. D
ritan
Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.
Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e
dënimit me 90 ditë që
Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.
Kjo pasi pjesën dërmuese të
dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së
dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.
Në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të
Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim
Më kërkesën e depozituar nga
Dritan Dajti ka qenë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Përllogaritja për dënimin e
Dajtit daton nga periudha e 20 prillit 2001, përfshirë uljet e
dënimit me 90 ditë që do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht të dënuarit për 6 vrasje.
Dritan Dajti akuzohet se ne vitin 2009, gjatë shkëmbimit të zjarrit vrau katër oficerë policie në Durrës, gjatë një aksioni për arrestimin e tij, shkruan faxweb.
Dajti u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i ka mohuar vazhdimisht duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.
Shtuar më 08/07/2020,
ora 17:16