I dënuar më parë për vjedhje, si u kap mat me drogë 27-vjeçari
Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar në Bulqizë pasi u kap në flagrancë teksa lëviste me makinë pa patentë.

I arrestuari është Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje)

Policia njofton se në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, ku gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paisur me leje drejtimi.

Gjithashtu rezultoi se nën sedilen e pasme të automjetit kishte fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sattiva.

Nga informacionet e grumbulluara dyshohet se do ta shiste në doza të vogla. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /albeu.com/



Shtuar më 28/08/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori