I dënuar me dhjetë vjet burg, në pranga himarioti mashtrues
Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Borsh, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale ”Mashtrim” .

Strukturat Policore të Stacionit të Policisë Kufitare Borsh në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit, kanë kapur e ndaluar në fshatin Lukovë, Himarë, shtetasin e shpallur në kërkim: Artan Muça, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale ”Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Shtetasi do të shoqërohet pranë ambienteve të DVP.Tiranë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori