I dënuan me burg, zhvillohet gjyqi i radhës ndaj 11 protestuesve kuksianë
Pëlqej
Masën arrest me burg të marrë nga Shkalla e Parë e gjyqësorit, protestuesit e kanë apeluar si vendim.

Gjykata e Apelit në Shkodër do të shqyrtojë të premten ankimimin e bërë nga 11 protestuesit e Kukësit për të cilët gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg".

Protestuesit apeluan vendimin e marrë nga Shkalla e Parë e gjyqësorit ndërkohë që mësohet se edhe të premten prokuroria nuk do të tërhiqet nga kërkesë për t’i mbajtur në burg të arrestuarit.

23 banorë të Kukësit u arrestuan pas protestës që ata zhvilluan në ‘rrugën e Kombit’ ku kundërshtuan vendosjen e tarifës te rruga në fjalë. Për 10 prej tyre u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, dy u lanë në arrest shtëpie, ndërsa për 11 të tjerë u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’.
Shtuar më 16/04/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori