I del te Kthesa e "Kamzës" dhe përdhunon 30 vjeçaren, policia e shpall në kërkim
Pas denoncimit nga një vajzë e abuzuar, menjëherë blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim një 32 vjeçar. I riu me inicialet G.Gj, i ka dalë përpara një 30 vjeçareje dhe ka abuzuar me të seksualisht.

Ky rast ka ndodhur një ditë më parë, në zonën e Kthesës së "Kamzës", rreth orës 10:00 të mëngjesit. Vajza e përdhunuar i është drejtuar Komisariatit të Policisë, për të bërë denoncimin.

Duket se vajza ka njohje me të riun, por nuk dihet pse ai ka abuzuar me të. 30-vjeçarja me inicialet T.K., tha se djali i ka dalë para duke e bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë. Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe i riu është shpallur në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori