I del kundër për teatrin, Rama përzë Majkon nga Kuvendi
Pavarësisht debatit, maxhoranca arriti të votonte projektligjin për Teatrin Kombëtar, i cili i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese.

Por shumë pranë votimit, ministri i Diasporës, Majko është larguar nga Kuvendi. Në media raportohet se mes tyre ka pasur një përplasje në lidhje me projektligjin e miratuar dje.

Mendohet se Rama i beri presion Majkos duke i thënë:

"Mua mos më bëj numra. Nëse do të votosh kundër më mirë ik në shpi".

Pas kësaj, Majko është ngritur dhe larguar nga salla e parlamentit.

Ky veprim është përshëndetur dhe nga regjisori Kastriot Çipi, i cili ka falënderuar ministrin socialist.

"Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!

Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!" /albeu.com/


Shtuar më 06/07/2018, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori