"I degraduar, higjiena skandal", bllokohet 2.5 tonë peshk e karkaleca (FOTO LAJM)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftur se ka bllokuar 2.5 tonë peshk dhe karkaleca të ngrirë.

Sipas AKU ky profukt ushqimor ishte i degraduar dhe ne kushte skandaloze higjenike.

“Ne aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit”- njofton AKU.

Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim." /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori