I dashuri e prostituonte në Tiranë, Eglantina Buci qëndroi 8 muaj në shoqatë dhe bëri kurs për sekretare
Detaje të reja janë zbuluar nga e shkuara e të ndjerës Eglantina Bucit, e cila u vra 8 vite më parë në malin me Gropa. Burime për FaxNews bëjnë me dije se e reja, në vitin 2009 ka qëndruar prë më shumë se 8 muaj në Qendrën Kombëtare të Viktimave të Trafikut.

Vetëm 20 vjeç, Eglantina u çua në qendër nga Policia e Shtetit pasi ajo kishte denoncuar të dashurin e saj, duke e akuzuar se i riu i kishte vjedhur një shumë prej të paktën 5 milionë lekësh të vjetra. Eglantina akuzonte të dashurin për vjedhjen e parave, ndërsa familjarët e saj ishin të bindur se e reja i kishte grabitur paratë prej tyre për t’u arratisur bashkë me të djalin me iniciale B.D., jashtë shtetit. Kjo çështje mes familjes Buci shkoi edhe në Gjykatë, ku Eglantina përballej me të atin, Faikun. Por pas disa seancave, Faiku u tërhoq nga përballja, duke treguar tolerancë ndaj të bijës.

Paratë e vjedhura përmenden edhe në dëshiminë e të penduarit, që kuptohet qartë nga fraza e shkëputur nga dosja hetimore: Dëshmitari rrëfen se gjatë rrugës i vëllai e pyeste: pse ike me atë, lekët pse i more, pse na turpërove? Në këtë çast sipas burimeve të Gazetës Si që kanë lexuar dosjen viktima i përgjigjet: lekët mi morën se më droguan, ju më fejuat me zor me personin që nuk e doja.

Dyshohet se i dashuri i saj shtetasi me inicialet B.D., e prostituonte brenda vendit, ndërsa Eglantina kishte kërkuar që të qëndronte aty pasi nuk mund të kthehej në shtëpi për shkak të martesës që babai kishte bërë me një grua tjetër. Gjatë gjithë kohës që qëndroi në shoqatë, Eglantina iu nënshtrua një kursi për sekretare, profesion të cilin nuk e ushtroi kurrë pasi pas pak kohësh u ekzekutua në mënyrë makabre në malin me Gropa.

Babai dhe vëllai i saj, Shkëlzeni janë prangosur pasi akzuohen se janë ata që kanë vrarë të renë por deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar krimin.
Shtuar më 10/09/2020, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori