Prej ditësh në spital, Aleksia Peleshit i shkon për vizitë burri më i rëndësishëm në jetën e saj (FOTO LAJM)

Aleksia Peleshi prej dy ditësh gjendet në spital pas një problemi shëndetësor.

Bukuroshja e njohur si vajza e politikanit Niko Peleshi i cili mban prej vitesh poste shumë të larta në qeveri, mësohet se i është nënshtruar një operacioni.

Fama e saj për publikun shqiptar arriti kulmin me lidhjen e saj romantike me aktorin e humorit Romeo Veshaj.

Pranë saj në spital gjendet babai i saj, për të cilin gjithmonë ka folur me dashurinë më të madhe dhe fjalët më të ndjera.

Babë e bijë kanë shkrepur disa pamje dhe ajo ka zgjedhur t’I ndajë ato me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shoqëruar me 3 zemra. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.12.2021 17:45