‘I çmendur pas motorëve’, kush është 22-vjeçari që vdiq në aksident
Një 22-vjeçar ka humbur jëtën në aksin Fushë Krujë-Tiranë pranë Nikelit.

22-vjeçari Leonard Bami, banues në Borizanë të Durrësit ka ndërruar jetë ndërkohë që udhëtonte me motor.

Ai mori plagë të rënda nga aksidenti me motor dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte.

Shkaku që i mori jetën 22- vjeçarit sipas burimeve për redaksinë tonë ishte shpejtësia e madhe me të cilën i riu po udhëtonte duke humbur kështu kontrollin e mjetit, shkruan JOQ.

Ata deklarojnë se iku në lule të rinisë, në momentin kur sapo kishte hapur një servis makinash në Fushë-Krujë dhe kishte blerë motorin që i mori jetën.

Personi quhet Leonard Bami 22 vjec banues ne Borizanë.

“Sa kishte fillu duke e rregullu jeten po i ecte mire kishte ca muaj se kishte hapur nje servis ne Fushe-Kruje dhe me kalimin e kohes bleu kete motorin”,- deklaron shoku i Leonardit. /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2017, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori