Policia
italiane në Xhenova ka arrestuar një 47-vjeçar i cili tentoi të mbyste me një tel
gruan e tij
italiane.
Siç raportojnë mediat në Itali, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre,
ndërsa si shkak mendohet se ka qenë xhelozia e tepruar e shqiptarit.
41-vjeçarja
italiane ka shpëtuar për mrekulli,
ndërsa në sekondat e fundit ka bindur burrin e saj, që të ndërpriste dhunën dhe ta dërgonte në
spital.
Sapo mbërritën në
spital,
shqiptari u arrestua, pasi pavarësisht prezencës së burrit, 41 – vjecarja arriti që t’i bindte efektivët e policisë se ai ishte i agresori.
Çifti kishte probleme dhe ishte drejt divorcit.
Shtuar më 27/09/2020,
ora 08:34