I biri i nguli thikën, babai prek me fjalët nga spitali (VIDEO)
Ditën e djeshme një krim i rëndë ka ndodhur në Durrës ku një djalë 25-vjeçar qëlloi me thikë nënën e babain.

Gjendja shëndetësore e dy të moshuarve Hasie e Destan Neziri që u plagosën një ditë më parë nga djali i tyre 25-vjeçar me thikë ka ardhur duke u përmirësuar.

75-vjecari është shtruar në repartin e kirurgjisë ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë sot nga reanimacioni ku gjendet prej 24 orësh.

I moshuari i cili u sulmua me thikë ka treguar për Gazeta Shqiptare se i biri e kreu aktin në zemërim e sipër, shkruan GSH.

Megjithatë, ai thotë se do ta falë djalin për veprimin e rëndë. I shtrirë në krevat dhe me frymëmarrje të rënduar, ku dallohen qartë se ku e ka goditur i biri, pasi janë të vendosura fashot, Destan Neziri, thekson se e ka fëmijë.

"Kemi qenë mësues të dy, ndërsa djali ka mbaruar gjimnazin. Unë e kam fëmijë dhe prej fëmijës çfarë nuk pret". /albeu.com/


Shtuar më 21/06/2018, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori