Trupi i pajetë i të një
moshuari është
gjetur ditën e sotme në qendër të Tiranës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i moshuri është
gjetur i pajetë në zonën e njohur si, ish-gropa e "Hajdin Sejdisë".
Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë njoftuar policinë për ngjarjen dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulancat. Gjatë
hetimeve, është bërë e ditur se, i
moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
Identiteti i të moshuarit nuk është bërë i ditur ende, ndërsa
trupi i tij është dërguar në morgun e spital tek QSUT-ja. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2013,
ora 12:16