I bëri zborin italianit, prostituta shqiptare e rreh e lë në ballkon dhe i vjedh makinën
Një prostitutë
shqiptare është vënë në pranga në Itali pas denoncimit të klientit të saj.
Një shtetas
italian nga Roma, 47 vjeç, telefonoi
karabinierët për të denoncuar një prostitutë
shqiptare 32-vjeçare për sekuestrim personi dhe vjedhje.
Ngjarja ka ndodhur në një prej lagjeve të kryeqytetit
italian, ku ata kishin shkuar në një dhomë të marrë me qira.
Italiani u tha agjentëve se prostituta
shqiptare kishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe më pas e kishte shtyrë drejt ballkonit.
Pasi mbylli qepenat, ajo i mori të gjitha sendet personale dhe më tej i vodhi edhe
makinën e parkuar poshtë, duke u larguar me dy bashkëpunëtorë, një grua dhe një burrë.
Makina u gjurmua përmes sistemit të alarmit satelitor dhe
karabinierët arrestuan edhe 32-vjeçaren
shqiptare.
Shtuar më 19/06/2020,
ora 17:46