I bëri presion Alizotit të pranonte aktrimin, reagon Taulant Balla
“Unë nuk e kam takuar kurrë”, kështu u shpreh Taulant Balla jashtë gjykatës së Tiranës, ku u pyet për deklaratat e Alizotit, në videon e publikuar një ditë më parë nga deputeti demokrat Salianji.

Fredi Alizoti deklaroi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu e kishte marrë në shtëpinë e tij për ta çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pas takimit me prokurorin e kishte takuar me një “Taulant” që i kishte bërë ofertë për dëshminë e rreme, të cilën ai sot po e paraqet në gjyq.

Fredi Alizoti është vetëofruar në polici, sikur ishte njeriu që kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt në video-përgjimin e Albert Veliut.

Shtuar më 10/10/2018, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori