Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçar
shqiptar pasi akuzohet për vjedhje.
Mediat fqinje bëjnë me
dije se 32 vjeçari nga muaji tetor 2020 deri tani në shkurt 2021ka vjedhur shtatë supermarkete në zona të ndryshme të Selanikut.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me
dije, vidhte produkte të ndryshme ushqimore, por jo
vetëm.
Pas arrestimit për vjedhjen e ditëve të fundit, u arrit të zbulohej se
shqiptari ishte edhe autor i vjedhjeve të tjera në zonat Panorama, Charilaou, Nikopolis dhe Kordelio.
Shtuar më 21/02/2021,
ora 08:36