I bëri atentat fisit Çapja, ekstradohet nga Holanda i shumëkërkuari
Emri i Shkëlzen Hasanpapajt doli në skenë pas një atentati të dështuar ndaj Florenc Ccapjes dhe shokut të tij Blead Muça një vit më parë në Elbasan.

Mësohet se ai është ekstraduar sëfundmi nga Holanda për llogari të shtetit shqiptar pasi u arrestua atje në shkurt të këtij viti.

Si ra policia në gjurmët e tropojanit që banonte në një fshat në Elbasan?

Pasi qëlloi ndaj Florenc Çapjas dhe Blead Muçës, Shkëlzen Hasanpapaj u largua me vrap përmes pallateve të lagjes në zonën pranë Gjykatës në Elbasan, ndërsa disa metra më tej hoqi rrobat që kishte veshur.

Ishin pikërisht të dhënat e ADN-së që u gjeten në ato rroba që bëne të mundur zbulimin e identitetit të tij,

Mësohet se me mbërritjen në shqipëri Hasanpapajt i është bërë edhe njëherë analiza e ADN-së e cila po ashtu ka konfirmuar gjurmët krahasuese të profilit gjenetik të gjetura në rroba. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2017, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori