I bënë shoshë makinën me plumba, kush është i plagosuri nga atentati në Fier
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në Patos të Fierit.

52-vjecari me inicialet Edmond Fejzullahu nga Patosi është qëlluar me gjashtë plumba por vetwm dy plumba e kanw qwlluuar nw kraharor.

Ai ka shkuar me makinën e tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e Policisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori