I bënë lokalin shoshë me plumba, efektivi i "Shqiponjave" ishte zënë më të "fortin" e Shkodrës
Mbremjen e djeshme, lokali i një
efektivi të forcave "Shqiponja" u qëllua me breshëri arme.
Pikërisht për këtë ngjarje të rëndë, janë shpallur në kërkim katër persona.
Efektivi i policisë, Albert
Pjetri ditët e fundit ka ndaluar teksa ka qenë në shërbim shtetasin
Rivaldo Planaj.
Por ky i fundit ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur patrullës, duke debatuar me efektivin
Pjetri i cili i ka sekuestruar makinën.
Efektivi Albert
Pjetri ka deklaruar në deponimin e tij pas ngjarjes për këtë konflikt që i ka ndodhur me shtetasin
Rivaldo Planaj, por pa ngritur gishtin e akuzës drejt tij për atë që i ndodhi mbrëmë në lokalin që ka në pronësi.
Mësohet se në kërkim policia ka shpallur si bashkëpunëtorë të
Rivaldo Planajt edhe tre të tjerë. Ata janë Orlando
Planaj, Bardhok
Planaj dhe Mirsad Shtellzaj.
Sakaq, Bardhok
Planaj është i njohur si i “forti i Shkodrës”.
Shtuar më 23/12/2020,
ora 09:48