I bënë kërdinë pronarit duke vjedhur atlete, kamerat nxjerrin zbuluar dy shitësit në Fier (VIDEO)
Dy shitës në Fier kanë dalë zbuluar nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, teksa vidhnin produkte sportive në dyqan

Ora Neës ka arritur të sigurojë kamerat e sigurisë ku punonjësit në fillim të turnit vijnë me çanta shpine bosh ndërsa në mbrëmje kur iknin nga dyqani ishin me çanta plot.

Pas denoncimit në polici si dhe dorëzimi të pamjeve të kamerave të sigurisë, janë arrestuar dy punonjësit e kompanizë Zabrina B. dhe Armando M. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur dhe prova faktike. Në hetim janë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. D.Ç, K. G dhe L.L të cilët sipas dëshmisë së vajzës dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këto vjedhje.

Duket që investimi i kompanisë në sistemin e sigurisë së dyqanit ka rezultuar i suksesshëm dhe i dobishëm pasi ka zbuluar me lehtësi fajtorët.

Nga kamerat ngjarja u regjistrua me 30 gusht 2019.


Shtuar më 16/09/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori