I bashkohet Dëshmitarëve të Jehovait, nëna e dëbon nga shtëpia
Emisoni i juristes Eni Çobani ‘ Shihemi në gjyq’ këtë të dielë, ka sjellë një histori po aq sa të pazakontë, edhe të dhimbshme të një gruaje shqiptare.

Arta kishte përballë sot nënën e saj, Bukurien, e cila përveç debateve të tjera me të bijën, nuk pranonte as përfshirjen e saj me ‘Dëshmitarët e Jehovait’.

Bukuria, këmbëngulte që Arta ishte myslimane, dhe ashtu duhej të qëndronte.

Sipas saj, transformimi i Artës në një prej dëshmitarëve të Jehovait, i duket absurde dhe e pa pranueshme.

Ky është një tjetër problem për Artën, jeta e së cilës ka qënë e mbushur plot dhimbje.

Duke nisur që me martesën e kryer pa pëlqimin e saj, dhunën barbare në shtëpinë e vjehërrit, dhe largimin e dy vajzave të saj, të cilat ajo ende nuk u’a di vendëndodhjen, tashmë Arta rrezikon të humbasë dhe nënën e saj, e cila nuk e pranon besimin e ri fetar që ajo ka zgjedhur.

Bukuria- Pse e pranove fenë? Je myslimane dhe do rrish myslimane.

Arta- Sepse mami kam të drejtat e mia dhe unë si person vendos me kë do martohem, me kë do jetoj, çfarë do besoj dhe çfarë do bëj me jetën time. Jam krijuar mama, me vullnet të lirë. Një perëndi i gjallë dhe i vërtetë, krijesat që jetojnë këtu, falë tij po jetojnë. Sepse nëse ai heq oksigjenin, asnjë person këtu në tokë nuk mund të jetojë mama.

Ardit Gjebrea: Ajo që do të doja unë sot, është t’i qëndrojë në krah Artës për dy vajzat e saj dhe jo ta kundërshtonte për besimin. Zonja Bukurie, unë të shikoj një grua të fortë, unë sot bashkohem me zërin e Artës, për të kërkuar që ta pranosh atë ashtu siç është, dhe mbi të gjitha, që të luftosh bashkë me të që ajo të shohë dy vajzat. Kjo është ajo që edhe krijuesi, qoftë i fesë myslimane, qoftë i Dëshmitarëve të Jehovait, qoftë i kujtdo tjetër, ka krijuar familjen, që të jetë bashkë, ndaj ka krijuar nënën, që të jetë pranë fëmijëve.

Eni Çobani-Arta që nga momenti që u ndave nga Ganiu, ti u bashkove besimit tënd?
Arta- U bashkova me Dëshmitarët e Jehovait, sepse atë e ndjeja familjen time.
Eni Çobani-Ti atje ndiheshe mirë?

Arta-Patjetër!
Shtuar më 13/10/2019, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori