Calhanoglu: Interi më i mirë se Milani

Pas golit në derbi dhe veshëve të treguar për tifozët kuqezi, Hakan Calhanoglu vazhdon deklaratat e tij kundër Milanit.

“Është një zgjedhje e veçantë, por kjo është jeta, duhet të shikosh përpara dhe jo prapa. Unë i jam shumë mirënjohës Milan-it.  E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, ata e kanë mundur shpesh Milanin, vitet e fundit e kanë treguar se janë më të fortë”.

Turku u shpreh në podcastin e “433” dhe foli për kalimin e tij në verë nga njëra anë e Milanos në tjetrën: “Kontrata ime po përfundonte, agjenti im po  punonte për më të mirën tek unë. Kam kaluar 4 vite të mira te Milani, respektoj të gjithë, kam shumë miq atje që i takoj herë pas here.” 

Pse vendosa të shkoj në Inter? Doja një sfidë të re në karrierën time. Zgjodha me familjen time dhe jam i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh, ata fituan kampionatin sezonin e kaluar dhe luan në Champions League. Ka shumë konkurencë sepse ka shumë lojtarë cilësorë”, ka folur Hakan Calhanoglu për “433”./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 11:51