I arrestuar për korrupsion, GJKKO heq arrestin për bashkëshortin e gjyqtares Margjeka
Gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (GJKKO) ka ndryshuar
masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza
Margjeka të
arrestuar për korrupsion.
Gjykata vendosi
masën e arrestit shtëpiak për Carën, pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtes.
Cara akuzohet se mori një shumë prej 6 mijë eurosh, duke ia dhënë bashkëshortes së tij, për të ndryshuar
masën e sigurisë për një të
arrestuar për trafik klandestinësh. Më herët
gjykata ka ndryshuar edhe
masën e sigurisë për Margjekën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Margjeka pretendoi se arrestimi i saj erdhi pasi i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. Madje
Margjeka deklaroi se ato zgjedhje ishin nul.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 11:52