I arratisur prej 17 vitesh, si ra në kurthin e policisë shqiptari
Policia greke ka arrestuar një shqiptar i arratisur2003">2003 nga burgu Koridallos/Athinë.

Ishte dënuar për lëndë narkotike me shtatë vite burg, jetoi lirinë për 17 vite dhe kapet në kufirin greko-shqiptar.

Një 48-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu Korydallos që nga shkurti 2003">2003 u arrestua një natë më parë në Sagiada Thesprotia nga oficerët e policisë të Gardës së Kufirit të Filiates.

Ai u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada. Si rezultat i hetimit policor, prokuroria po e kërkonte atë pas arratisjes, pasi sepse kishte shkelur një leje të rregullt të dhënë më 22 shkurt 2003">2003.

Shqiptari ishte dënuar me shtatë vjet burg me vendim të Gjykatës së Apelit për posedim dhe përpjekje për të shitur lëndë narkotike. Personi i arrestuar është dërguar në Prokurorin e Thesprotisë.

Shtuar më 06/03/2020, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori