I akuzuari për përdhunim pranon se ka abuzuar me vajzën e tij
Jashar Luca, i akuzuari se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur në mënyrë të përsëritur, ka pranuar akuzat në gjykatë duke përfituar edhe gjykimin e shkurtuar.

Në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës, e cila për shkak të natyrës së çështjes u zhvillua me dyer të mbyllura, i pandehuri nuk u paraqit vetë, por kishte autorizuar avokatin të pranonte akuzat.

Me këtë mënyrë gjykimi, Luca shmang përballjen në gjykatë me vajzat e tij, të cilat e denoncuan për ngacmimet seksuale.

Denoncimi i rastit shoqëruar me provën filmike solli arrestimin e Jashar Lucës, ndërsa vajzat janë marrë në mbrojtje dhe mbahen nga një organizatë e huaj, e cila u ka siguruar kushtet e nevojshme jo vetëm për një jetë normale, por edhe për shkollimin e tyre, transmeton TCH.
Ndërsa gjykimi i shkurtuar e ka shpëtuar të pandehurin edhe me përballjen me pamjet filmike.

Pritet që në senacën e radhës prokurori i çështjes të paraqesë pretencën ndaj të pandehurit, i cili rrezikon një dënim që varion nga 3 deri në 7 vite burgim. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2017, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori