I akuzuari për vrasjen e komisarit Lamaj në tavolinë me kryepolicët (FOTO-LAJM)

I akuzuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, duket se ka një miqësi të ngushtë më drejtuesit kryesorë të policisë. Në disa foto të publikuara nga mediat Frroku gjendet në të njëjtën tavolinë duke darkuar me Agron Kuliçajn, Tonin Vocaj, Met Rrumbullakun dhe Nikolin Balën.

Dy prej tyre, Kuliçaj dhe Vocaj, drejtojnë pikërisht hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt, krim për të cilin i dyshuari kryesor është Frroku. Pas publikimit të fotove, Vocaj dhe Kuliçaj thanë se do dorëhiqen nga hetimi për vrasjen e Dritan Lamajt. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori