Deputeti i PS, në gjendje të rëndë shëndetësore
I akuzuar për vrasje, kapet në Itali i shumëkërkuari shqiptar
Pëlqej
Një shtetas shqiptar i akuzuar për vrasje, është kapur më në fund sot në Itali.

Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr. 23-2015-13, datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari Keivi Hysa në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.
Shtuar më 23/02/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori