VIDEO/ Debat i ashpër, zbulohet çfarë i tha Basha-Bardhit në vesh

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u filmuan nga kamerat teksa debatonin me njëri-tjetrin në seancën plenare. Debati ndodhi pasi deputetët e PD-së refuzuan publikisht njoftimin e Nikollës së kreu i ri i Grupit Parlamentar do të ishte Basha.

Raportohet se diskutimi mes tyre ishte kështu:  “Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit.

Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit.

Debati mes tyre ka vijuar me tone të tensionuara edhe më pas, teksa po fliste Berisha.

Demokratët nuk pranojnë Bashën si kryetar të Grupit Parlamentar. /albeu.com

 


Shtuar 4.09.2023 13:01