I akuzuar për grabitjen e 11 mijë metrave tokë, deputeti braktis Kuvendin
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i akuzuar për grabitjen e 11 mijë metrave tokë në bregdetin e Dhërmiut sot ka braktisur Komisionin e Ligjeve.

Hyseni, i cili është denoncuar zyrtarisht nga familja Bua për vjedhjen e pronës, ishte përcaktuar si relator në Komisionin e ligjeve për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD.

Deputetët e këtij Komisioni, janë njohur në fillim të diskutimit të këtij drafti se relator nuk do të ishte më Alket Hyseni, por deputeti tjetër socialist Bledi Çuçi. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2018, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori