I akuzuar për çunat problematikë, Gjiknuri: S'më bën përshtypje fare!
Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin "Kjo Javë", në News24, lidhur me akuzat mbi "çunat problematikë".

E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis kjo frazë, Gjiknuri u shpreh se nuk e bezdis fare, pasi sipas tij, kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve.

"Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin.

Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh.

Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë", tha Gjiknuri.
Shtuar më 19/09/2020, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori