I afërmi i David Qosjes: U çmend pas vdekjes së vëllait
Vrasja në Torovicë e efektivit të FNSH­ së ka qenë kryelajmi, këto dy ditë. David Qosja rrëfeu sot në polici arsyen pse qëlloi me armë, ku mbeti i vrarë Ardian Kodra, duke u shprehur se:
“Dyshoja se po më qëllonin nga shpati i malit, ndaj u përgjigja me armë”.

Ndërkohë, një i afërm i viktimës, që nuk do të identifikohet, ka shprehur ngushëllimet për policin e vrarë dhe tregon për dritare.net, detaje nga jeta dhe sëmundja e Qosjes.

“Davidi ka qenë një njeri normal, punëtor, asnjëherë problematik. Por ndryshoi kur i vdiq vëllai, më 15 mars 2013, pas aksidentit me një mjet bujqësor, te dera e shtëpisë ku jetonte. Davidi e pa vëllai të vdesë dhe u çmend. E dërguan në Bronx në SHBA, por erdhi siç iku, asnjë ndryshim. Kur u rikthye, nuk doli më nga dera e shtëpisë, qëndronte vetëm brenda, pa dalë kurrë jashtë. Ra 30 kg nga pesha. Mbante mjekër. Ngjante si barbon. Nuk njihej më, ta shikoje. Që kur pa të vëllain të vdesë, vdiq edhe ai. Se nuk qe gjallë, përderisa nuk e shikonim më. Prej një viti jetonte vetëm. Nëna i kishte shkuar në Itali, te djali tjetër, se u sëmur. Kur nëna ishte në shtëpi, para një viti, unë i shkova dhe i thashë ta marr Davidin për kafe. Më tha, është në dhomë se i dhemb koka, lëre më mirë. ǒtë thoshte e zeza ajo”, është shprehur i afërmi i Qosjes.

Pak ditë më parë ka qenë në Shqipëri, i vëllai i Davidit. Ai erdhi nga Italia që ta çonte në spital për kurim. Por ai nuk e dëgjoi, nuk pranoi. Jam mirë, i tha. E vërteta është që ai nuk ngacmonte njeri. Kur qëllonte të dilte, nuk i bënte keq kujt. Të gjithë e dinin që kishte tre vjet kështu, po nuk e ngacmonin, se nuk ngacmonte njeri. Atë ditë që ndodhi ky tmerr, unë isha duke punuar në arë, por më thanë se është parë te dyqani këtu afër me automatik në dorë dhe ka qëlluar në ajër. ǒtë them, t’i lutemi Zotit të na ruajë nga e keqja”, është shprehur në fund, kushëriri i David Qosjes./Albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 23:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori