I afërmi i 69-vjeçarit që u hodh nga Infektivi: Ishte në gjendje të mirë, në Tiranë i bënë diçka
Ditën e sotme një tjetër person u
hodh nga kati i dytë i Infektivit, por fatmirësisht shpëtoi dhe aktualisht është në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Personi në fjalë është një 69-vjeçar i identifikuar si Reshat Gremi, nga fshati Belinë i Patosit.
Një familjar i afërt i 69-vjeçarit deklaron se i moshuari ishte në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike.
Problemi qëndron që pas mbërritjes së tij në Tiranë, ku kushëriri i të moshuarit dyshon se
diçka i kanë bërë aty. Gjithashtu ai pohon se 69-vjeçari ishte në gjendje të mirë ekonomike.
“Taulant Gremi ka punuar në naftë dhe aktualisht është pensionist. Kishte 4 ditë që ikte dhe vinte në spitalin e Fierit, nga aty në Tiranë, por nuk ishte rëndë. Dje shkoi në Tirane, ndërsa sot u
hodh, s’e besojmë dot.
Njeri i rregullt, pa probleme ekonomike. Nuk dimë çfarë ka ndodhur, po ngremë supet përpjetë, nuk e kuptojmë pse. Familja e tij është në zi, përpara 1 jave patën një vdekje dhe nuk e ndezin televizorin.
Ishte njeri me ekonomi të mirë, fëmijët i kishte në emigracion. Ishte mirë kur shkoi në Tiranë,
diçka i bënë aty, problemi është në Tiranë“, u shpreh i afërmi i familjarit për fax web.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 16:06