Hysni Milloshi: PS e ktheu ngjyrën e kuqe në “pink” (VIDEO)
Hysni Milloshi
Partia Komuniste e Shqipërisë ka organizuar një konferencë për shtyp para bustit të Qemal Stafës, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare.

Me simbolin e Che Guevaras në xhaketë, kryetari i kësaj partie, Hysni Milloshi ka drejtuar në akuza të forta ndaj Partisë Socialiste të Edi Ramës, duke e akuzuar se ka tradhëtuar idealin e saj.

Sipas Milloshit, Partia Socialiste ka shkelur mbi gjakun e Qemal Stafës dhe të dëshmorëve të tjerë, duke shtuar se socialistët e kanë kthyer ngjyrën e kuqe të gjakut të dëshmorëve në një ngjyrë ”pink”. /albeu.com/


Ndiqni një pjesë të deklaratës së Hysni Milloshit:


Shtuar më 08/11/2011, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori