Hysi: Më 8 mars, protestë kundër pushtetit që vret
Partia Socialiste ka bërë sërish thirrje sot për protestë më 8 mars. Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Vasilika Hysi, duke iu drejtuar të gjitha grave të vendit, i ftoi ato që të mblidhen së bashku në ditën e gruas dhe të protestonin për të treguar se nuk pajtohen me situatën në të cilën ndodhet vendi.

"Pushteti po bën çdo gjë që drejtësia të mos i nxjerrë para ligjit autorët e vrasjes së demonstruesve më 21 janar, duke i vrarë ata për herë të tyre. Në emër të tyre, motrave, nënave, fëmijëve, do të protestojmë më 8 mars para Kryeministrisë", u shpreh Hysi, duke përmbyllur se ftoheshin të gjitha gratë në vend që të bashkohen për të treguar se nuk pajtohen me këtë situatë.

Sipas saj, për të ngritur zërin kundër varfërisë, papunësisë, pamundësisë dhe korrupsionit që mbizotëron në Shqipëri për të cilat fajin e ka Sali Berisha dhe vetëm Sali Berisha.

“4 shqiptarë të cilësuar si të droguar, mercenarë e kokëpalarë nga pushteti që po bën çdo gjë që drejtësia të mos nxjerrë kurrë autorët e këtij krimi përpara ligjit. Duke i vrarë ata për herë të dytë e duke mos lejuar që të mbyllen plagët e dhimbja e familjeve të tyre. Edhe në emër të tyre e të familjeve, të nënave, grave e fëmijëve që lanë pas, do të protestojmë në 8 mars, ditën e martë në orën 11 përpara kryeministrisë”, tha Hysi.
Shtuar më 05/03/2011, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori