Hysi i përgjigjet Ristanit: Axhenda e ditës ishte vetëm konstituimi i Komisionit
Menjëherë pas deklaratës së kryetarit të Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve, Arben Ristani, se mazhoranca bojkotoi sërish punën e këtij komisioni, një reagim ka ardhur nga anëtarja e deputetja e PS, Vasilika Hysi. Sipas saj, axhenda e ditës ishte vetëm konstituimi i komisionit.

"Parlamenti ka miratuar rikonstituimin e Komisionit Hetimor dhe sipas njoftimit të kryetarit, rendi i ditës është vetëm konstituimi i komisionit. Nuk ka në axhendë asnjë gjë tjetër. Ajo që ne kërkuam është që komisioni të vazhdojë veprimtarinë e tij pasi të miratohet plani i hetimit.

Kolegët e opozitës tremben nga lista e personave që kanë radhën për t’u thirrur në komision. Jemi të gatshëm të presim listën dhe të thirren personat sipas radhës që duhen, për të verifikuar të githa pretendimet”, tha ajo në një prononcim për gazetarët para Kryesisë së Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2016, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori