Hyseni: Vendimi i GJND-se do te rikonfirmoje pavaresine
Albeu.com
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën do të jetë pozitiv dhe do të rikonfirmojë pavarësinë e saj. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni, për vendimin që do të jepet në 22 korrik nga GJND-ja për Kosovën.
Ai ka thënë se argumentet e Kosovës të dërguara në GJND e bëjnë të besojë në një vendim pozitiv të GJND-së, vendim i cili do ta rikonfirmojë edhe njëherë pavarësinë e Kosovës.

Hyseni ka thënë se një vendim i mundshëm në favor të Serbisë nënkupton qëndrimin e GJND-së kundër lirisë së një populli. Megjithatë, ministri qartësoi se kjo mund të jetë vetëm një hamendje, duke qenë se, sipas tij, vendimi i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës shprehu besimin se pas vendimi të GJND-së që do të jetë me 22 korrik, për Kosovën do të vijnë njohje të reja, nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe kanë pritur një opinion të GJND-së, para se ta bëjnë këtë. (telegrafi)
Shtuar më 14/07/2010, ora 18:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori