Hyseni u beri thirrje shteteve te Karaibeve te njohin Kosoven
Albeu.com
Gjatё qёndrimit nё Washington dhe nё pёrpjekje pёr tё bindur shtetet qё ende nuk e kanё njohur formalisht Republikёn e Kosovёs, Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skender Hyseni, ёshtё takuar me ambasadorёt e ...... shteteve tё Komunitetit tё Karaibeve (CARICOM), tё akredituar nё Uashington, D.C. Nё kёtё takim, Ministri Hyseni u ёshtё drejtuar ambasadorёve me njё fjalё qё ka pasur pёr qёllim tё prezantojё dhe argumentojё nevojёn dhe drejtshmёrinё e aktit tё njohjes sё shtetit tё Kosovёs, si dhe ёshtё pёrgjigjur nё interesimet e ambasadorёve. Ministri ka folur pёr kontekstin specifik nё tё cilin ёshtё krijuar shteti i Kosovёs, duke filluar me shpёrbёrjen e dhunshme dhe jo-konsensuale tё ish-Jugosllavisё, shkeljet masive tё tё drejtave tё njeriut dhe lirive themelore, e deri te ndёrhyrja e NATO-s, administrimi ndёrkombёtar i Kosovёs dhe negociatat pёr statusin. Ministri i ka njoftuar ambasadorёt edhe me tё arriturat e Republikёs sё Kosovёs qё nga shpallja e pavarёsisё, si dhe ka folur pёr rёndёsinё e njohjeve nё konsolidimin e mёtejmё tё shtetit tё ri, si nё planin e brendshёm, ashtu dhe nё atё ndёrkombёtar, veçanёrisht pёr rёndёsinё qё njohjet e reja kanё nё anёtarёsimin nё organizma tё ndryshёm ndёrkombёtar. Nё kёtё kontekst, Ministri Hyseni ka ripёrsёritur thirrjen e tij drejtuar kёtyre shteteve pёr njohjen e pavarёsisё sё Kosovёs, dhe ёshtё njoftuar nga disa prej ambasadorёve se shtetet e tyre janё duke e shqyrtuar njohjen. Gjithashtu, Ministri ka marrё sigurime nga ambasadorёt se kjo kёrkesё do tё pёrcillet te kryeqendrat e tyre.
Shtuar më 04/02/2010, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori