Hyseni: Kosova perfaqesohet nga te zgjedhurit
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk e përmbajti zemërimin kur mësoi se ne takimin e Sarajevës ai do të flasë pasi t’i ketë hapur dritën jeshile shefi i UNMIK-ut. Skënder Hyseni tha se Kosovën nuk e përfaqëson askush tjetër përvec atyre që janë zgjedhur nga populli i Kosovës.
“Përderisa Kosova është ftuar zyrtarisht nga KE dhe ftesa është adresuar qartë tek institucionet e Kosovës, ajo nuk ka arsye të përfaqësohet prej askujt tjetër. Nuk dua të komentoj më shumë nga sa ka nevojë”, ka deklaruar Hyseni.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori