Hyseni: Kosova ne BE para vitit 2020
Albeu.com
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se priten njohje të reja për pavarësinë e Kosovës, pas deklarimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në një intervistë për gazetën austriake “Standard”, ministri kosovar ka shprehur bindjen se Republika e Kosovës do të pranohet në strukturat e Bashkimit Evropian përpara vitit 2020.

I pyetur nëse pret njohje edhe nga shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Hyseni ka thënë se pret një “presion miqësor ndaj këtyre shteteve nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, dhe ka shtuar se Greqia po ecën në këtë drejtim.

Lidhur me deklaratat e zyrtarëve serbë se pas vendimit të GJND-së do të ketë bisedime të reja për statusin e Kosovës, Hyseni ka thënë se Serbia po e humbet kohën e saj dhe të Serbisë me këto veprime.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare, Serbia në Bruksel paraqitet shumë evropiane, ndërsa në Ballkan nuk është aspak e tillë.
Shtuar më 15/02/2010, ora 22:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori