Hyseni: Kosova dhe Serbia perjetesisht vende fqinje
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni kërkon që Serbia të jetë më fleksibile në marrëdhëniet me Kosovën. Konferenca e Sarajevës mund të jetë një rast i mirë që Serbia të demonstrojë qëndrim më të avancuar.
Me gjithë gatishmërinë e Prishtinës zyrtare dhe faktorit ndërkombëtar për nisjen e një rundi të ri bisedimesh teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kjo ka pak gjasa të ndodhë shpejt, thotë ministri Hyseni në një intervistë për "Deutsche Welle".
Kjo për faktin që, sipas tij, Serbia akoma nuk ka një platformë të qartë rreth këtyre bisedave. Prishtina zyrtare tashmë e ka bërë të qartë platformën e saj, se ajo është e gatshme që tash të ulet në një tavolinë me përfaqësuesit e Beogradit, mirëpo pa u prekur çështja e statusit të Kosovës.
Shtuar më 14/05/2010, ora 11:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori