Hyseni: Ja pse kundershtojme planin e OKB
Pëlqej
Albeu.com
Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni, i cili ndodhet ne Nju Jork, ka deklaruar se Prishtina vazhdon ta kundershtoje planin e sekretarit te pergjithshem te OKB-se pasi sjell ne ndarjen e Kosoves.
“Ky plan sjell ndarjen e Kosoves dhe kjo eshte nje gje e rrezikshme pasi nuk mund te kete ndryshim te kufijve. Ndryshimi i kufijve sjell pasoja te paparashikueshme per te gjithe rajonin”, ka pohuar Hyseni ne nje interviste per VOA, ku ka theksuar se Prishtina e ka argumentuar qendrimin e saj, qe ka gjetur mbeshtetje tek nderkombetaret.

“Kundershtimi yne eshte i bazuar ne analiza te ndryshme dhe jo emocional. Ka mirekuptim ne bashkesine nderkombetare per qendrimin e Prishtines”, ka nenvizuar Hyseni.

Me tej ai ka shprehur gatishmerine e Kosoves per te pritur misionin EULEX dhe ka garantuar bashkepunimin e institucioneve kosovare me kete mision.

“Ne shpresojme qe EULEX te shtrihet shpejt dhe jemi te gatshem te ofrojme bashkepunimin tone. EULEX ka qene dizajnuar nga presidenti Ahtisari, si nje instrument per te mbikeqyrur institucionet e Kosoves, sidomos ne rajonet me shumice serbe. Per kete ka rendesi paresore qe EULEX te shtrihet ne keto zona. E kemi mirepritur kete mision dhe vazhdojme ta mirepresim”, ka shtuar Hyseni. (tch)
Shtuar më 27/11/2008, ora 03:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori