Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Hyseni: GJND do te konfirmoje pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili në Washington po merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, në mënyrë kategorike ka hedhur poshtë mundësinë për t'iu kthyer negociatave me Beogradin për statusin, por ka shprehur ...... gatishmërinë për bisedime për shumë çështje me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Konceptin e ndarjes së Kosovës, Hyseni e ka cilësuar "aktualisht si idenë më të rrezikshme" kur flitet për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Hyseni ka deklaruar për "Zërin e Amerikës" në gjuhën serbe se disa vende po përmbahen nga njohja e pavarësisë së Kosovës, sepse po presin vendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, Hyseni beson se ky vendim doemos nuk do të kushtëzojë qëndrimin e tyre.

Ne jemi të bindur në paanshmërinë e gjykatës dhe jemi të sigurt se rezultati do të jetë pozitiv," është shprehur Hyseni.

Ministri i Jashtëm i Serbisë ka shfaqur bindjen se vendimi i GJND-së do të jetë në favor të Serbisë.
Shtuar më 05/02/2010, ora 00:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori