Hyseni beson se Greqia se shpejti do ta njohe Kosoven
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, beson se Greqia do të jetë vendi i radhës që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan në edicionin e sotëm të gazetës së përditshme kosovare “Koha ditore”.
Sipas Hysenit, ky vendim nga autoritetet greke do të miratohet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, një valë e re e njohjeve të pavarësisë pritet pikërisht pas vendimit të Gjykatës.

Hyseni paraprakisht për mediumet austriake deklaroi se vendet e BE-së duhet të ushtrojnë trysni mbi partnerët e tyre që edhe ata të njohin pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 16/02/2010, ora 20:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori