Hysa: Pala kosovare hyn në bisedime pa strategji të qartë
Albeu.com
Ne nje interviste per BBC Hysa tha se treshja ndërkombëtare nuk e ka sqaruar palën kosovare se çfare do të ndodhë pas përfundimit të bisedimeve 120 diteshe me Beogradin.Ndërsa ka mbetur më pak se një javë para rifillimit të bisedimeve, një prej negociatorëve kosovarë, Ylber Hysa, njekohesisht nënkryetar i Partisë Ora, shprehet se ende ka shumë paqartësi lidhur me raundin e ri të negociatave 120 ditëshe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ne nje interviste per BBC Hysa tha se treshja ndërkombëtare nuk e ka sqaruar palën kosovare se çfare do të ndodhë pas përfundimit të këtyre bisedime dhe nëse pakoja Ahtisari është ende e vlefshme për palën ndërmjetësuese. Ai nenvizoi faktin se se pala kosovare ende nuk ka një strategjie të dakorduar.
“Ka mendime që 120 ditëshi është fundi i kësaj përpjekje dhe ne duhet të dakordohemi për një lloj strategjie tjetër, e cila do të mund të ishte shpallja e pavarësisë. Normalisht ka edhe mendime tjera, sipas të cilave duhet pritur ende dhe dakorduar qëndrimet sidomos me sponsorët e këtij procesi në Washington dhe në një pjesë të Bashkësisë Evropiane”, tha ai.

I pyetur per opsionin e ndarjes se Kosoves Hysa u shpreh se duhen respektuar ne teresi rregullat e Grupit te Kontaktit. “Prishja e një principi do të prishte tërësinë e këtyre principeve dhe këto principe nuk mund të prishen vetvetiu njëanshëm”. (bbc/rtk/Balkanweb)
Shtuar më 24/08/2007, ora 15:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori