Hysa, koordinator i Qeverise per Veriun
Albeu.com
Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar sot Ylber Hysën, Koordinator të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës. “Në kuadër të veprimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ...... vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit, sot kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka emëruar Ylber Hysa, Koordinator të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës”, thuhet në një njoftim të zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit, Ylber Hysaj, në cilësinë e tij si koordinator, do të jetë përgjegjës për koordinimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, si dhe bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat relevant ndërkombëtar, në zbatim të Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.
Shtuar më 24/02/2010, ora 21:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori