Hyri në sherr me truprojën e lokalit, plagoset rëndë 21-vjeçari në Sarandë
Pëlqej
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme ne orën 03:35 në hyrje të qytetit në një lokal me muzikë.

Sipas bluve, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe, shkruan Shkodra News.

Panorama mëson se ai quhet Edmir Nilaj dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendgjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime thanë se për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona, kurse autori i dyshuar, që punonte si roje sigurie në lokal, është shpallur në kërkim.

I plagosuri mësohet se përvec dëmtimeve nga arma e zjarrit ka edhe lëndime nga goditjet në kokë. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori