Hyri me kallash dhe i "korri" të gjithë! Dalin pamjet e tmerrit në Shkodër (VIDEO)

Gjykata e Apelit të Shkodrës la në fuqi dënimin me burg përjetshëm për Miklovan Parubin nga fshati Dajç i Shkodrës.

Ai akuzohej për vrasjen e Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshtit në 3 tetor 2016 rreth orës 22:40 në një bar-kafe të quajtur “Shqiponja” në këtë fshat. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

I pandehuri kërkoi mëshirë dhe një dënim më të ulët, me të paktën 25 vite burgim, por gjykata nuk pranoi.

Sipas prokurorëve, Parubi ishte konfliktuar në ambientet e lokalit dhe më pas ishte larguar për të marrë në shtëpi një armë kallashnikov për të shtënë rreth 38 plumba drejt të rinjve të ulur në një tavolinë duke luajtur poker.

Arjet Sahiti, njëri nga viktimat ishte edhe pronari i lokalit. Më sipër një video e ngjarjes e publikuar nga Report TV.
Shtuar më 03/05/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori