Shqiptari sulmon mjekët në Greqi, nuk i bënë analizat në kohë

Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar është shoqëruar nga policia greke pasi ka sulmuar dy infemierë dhe dy mjekë dhe një punonjës administrativ, ndërsa ka përplasur për tokë monitor.

Ngjarja ka ndodhur, pasditen e 25 korrikut në spitalin e “Shën Nikollit” në Heraklio të Kretës.

Shqiptari ka sulmuar dy infermierët, pasi këta të fundit nuk pranuan t’i bënin analizat menjëherë, pasi rasti i shqiptarit nuk ishte urgjencë.

Kur infermierët i komunikuan shqiptarit që të caktonte një takim për një moment të dytë për analizat mjekësore, ai është acaruar duke i sulmuar dhe duke bërtitur në ambientet e spitalit.

Ert.gr raporton se pas marrjes në pyetje në komisariat, shqiptari është lënë i lirë./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 12:19