Hyn në fuqi sistemi i patentës me pikë
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën me dije se në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua projektvendimi “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, është një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor”, në bazë të së cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit.

Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundravajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor.

"Sipas komunikimeve publike të vazhdueshme të bëra nga institucioni jonë dhe institucionet e varësisë, mbajtësi i çdo leje drejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh.

Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, në masën e treguar në tabelën e pikëve, e cila mund të gjendet në faqen zyrtare www.transporti.gov.al

Për sa më sipër, drejtuesit e mjeteve mund të marrin informacion për sasinë e pikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet faqes së internetit, e-mail, telefon ose me kërkesë me shkrim.

Sistemi i ri pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore, hyn në fuqi menjeherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, me datë 22 Prill 2015". /albeu.com/

Ja sistemi i ri pikëve

Shtuar më 08/04/2015, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori